INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’rreshtin mesazhet nga Gjermania, “Duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për datën e zgjedhjeve”

S’rreshtin mesazhet nga Gjermania, “Duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për datën e zgjedhjeve”

Publikuar më: 12:53 31-05-2019

Sot ka ardhur një tjetër mesazh nga koalicioni qeverisës i Gjermanisë, CDU që adreson krizën politike në vend dhe faktin që ende nuk ka një zgjidhje. Deputeti i CDU-së, Olav Gutting ka thënë se duhet pasur shumë kujdes në mesazhet që jepen në këtë situatë, sidomos ato që lidhen me datën e zgjedhjeve. 

“Me ndihmën e KfË, por jo vetëm, ne kemi investuar shuma të mëdha në Shqipëri, e cila ka bërë progres mahnitës nga periudha e diktaturës deri tek anëtarësimi në NATO dhe tani vend kandidat për në BE. Së dyti ne duhet të jemi sensitivë në dërgimin e mesazheve nga Gjermani në Shqipëri. Mosmarrëveshjet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në përcjelljen e mesazheve ndaj Shqipërisë, si për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve”, shprehet ai.
Më tej, deputeti i CDU shpreheht se nuk e sheh si rrugëdalje për krizën formën e zgjedhur nga opozita me protesta. Sipas tij, mosmarrëveshjet zgjidhen me dialog. “Mosmarrëveshje politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes përplasjeve në rrugë. Unë pajtohem me idenë se ne duhet të shohim në proces sipas pikëpamjes tonë dhe ta analizojmë atë më pas. Por kjo duhet të ndodhë me dialog. Unë dua të përgëzoj të gjithë njerëzit dhe autoritetet shqiptare për përpjekjet dhe arritjet. Ata kanë ende një rrugë të gjatë për të ecur dhe probleme serioze për t’u zgjidhur. Në këtë fazë Shqipëria meriton respektin tonë dhe mbështetje të plotë", tha ai në deklaratën e tij.
Një ditë më parë reagoi edhe zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, i cili ka deklaruar se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht nga ato që i janë lënë në 26 qershor të vitit 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0061628818511963