INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/1 Qershori, bashkia: Qendra e Tiranës “do t’i dorëzohet” fëmijëve [VIDEO]

KafeIN/1 Qershori, bashkia: Qendra e Tiranës “do t’i dorëzohet” fëmijëve [VIDEO]

Publikuar më: 13:00 31-05-2019

Dita ndërkombëtare e fëmijëve, 1 Qershori, do ta gjejë qendrën e Tiranës pa makina.
Specialistja e drejtorisë së promovimit në bashkinë e Tiranës, Ester Likaj gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tha se gjatë gjithë ditës do të organizohen koncerte në disa zona pranë qendrës së kryeqytetit si dhe aktivitete të ndryshme, si lojëra apo konkurse etj.
“I bëjmë ftesë të gjithë fëmijëve që kanë dëshirë të gatuajnë, mund të vijnë të shoqëruar me prindërit e tyre.
Për të tjerë fëmijë që duan të mësojnë bicikletën, Ecovolis do të ofrojë bicikletat për ta”, tha Likaj.
Sipas agjendës së parashikuar nga drejtoria e Promovimit në bashkinë e Tiranës, është menduar gjithashtu dhe gara me balona pranë lulishtes pranë monumentit të Skënderbeut në qendër të kryeqytetit.
Gjithashtu është menduar të organizohet panairi me kafshë të vogla pranë godinës së ministrisë së Bujqësisë, organizuar nga ky institucion si dhe panairi me produkte bio.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164