INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’po merret vesh! Aktori juaj i preferuar turk “mërzit dhe gëzon” fansat, le të dashurën për aktoren e njohur? [FOTO]

S’po merret vesh! Aktori juaj i preferuar turk “mërzit dhe gëzon” fansat, le të dashurën për aktoren e njohur? [FOTO]

Publikuar më: 20:42 27-04-2018

Dje u fol ndryshe, sot ndryshe.

Është një nga aktorët më simpatik në Turqi i cili suksesin më të madh e arriti me serialin “Dashuri me Qira”. Po flasim për aktorin turk Baris Arduc, i cili është me origjinë nga Shqipëria. Baris është përfolur shumë për marrëdhënien me partneren e tij Gupse Ozay, më e madhe se ky në moshë.

Madje shpesh fansat dhe e kanë fyer partneren e tij për shkak se nuk ishte aq e bukur sa vetë aktori. Kohët e fundit çifti nuk janë parë më bashkë, ata kanë udhëtuar në vende të ndryshme shumë larg njeri-tjetrit dhe kjo sipas mediave turke ka vetëm një përfundim: ata nuk janë më bashkë.

Të dy e kanë mohuar këtë gjë, por fansat e kanë marr lajmin e mirë tani dhe janë tepër të lumtur, edhe pse disa prej tyre e kanë pritur keq lajmin e ndarjes. Aktori është protagonist kryesor i disa filmave në Turqi, më i rëndësishmi dhe i spikaturi nga fansat është “Dashuri me Qira”, ku luan përkrah aktores Elcin Sangu, me të cilën mendohet se do të nisin një histori të bukur pasi çdo gjë të pranohet.

Mediat në Turqi kanë shkruar shpesh se dy aktorët janë duke përjetuar një dashuri me njëri-tjetrin dhe nëse kjo është e vërtetë, fansat e tyre do gëzohen shumë pasi mes aktorëve ka shumë kimi.

baris.png

Article Logic
Execution time: 0.0023648738861084