INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“S’marr dot frymë”, audio e vrasjes së gazetarit Khashoggi

“S’marr dot frymë”, audio e vrasjes së gazetarit Khashoggi

Publikuar më: 11:47 10-12-2018

“Nuk mund të marr frymë”. Kanë qenë këto fjalët e fundit të thëna nga Jamal Khashoggi, gazetari saudit disident i vrarë në konsullatën e Rijadit në Stamboll nga agjentë të vendit të tij.

Lajmi bëhet i ditur nga CNN, i cili citon një burim të informuar mbi hetimet për vrasjen e reporterit dhe që ka lexuar transkriptimin e materialit audio në momentet e fundit të jetës së tij.

Sipas burimit, vrasja nuk do të ishte pasojë e padëshiruar e një përpjekjeje të improvizuar të rrëmbimit, por ekzekutimi i një plani të paramenduar për të eliminuar gazetarin.

Gjatë sulmit, CNN, sipas burumit të informuar për faktet, Khashoggi lufton kundër një grupi njerëzish të vendosur për ta vrarë atë.

Transkriptimi vë në dukje tingujt e copëtimit të trupit të tij me një moto-sharrë, ndërsa torturuesit këshillohen të ngrenë muzikën që të mos dëgjohen zhurmat.

Teksti, përsëri sipas të njëjtit burim, sugjeron që disa thirrje telefonike bëhen për të informuar dikë për rezultatin e operacionit. Hetuesit turq besojnë se marrësit e thirrjeve ishin përfaqësuesit e lartë të Rijadit.

Article Logic
Execution time: 0.0038628578186035