INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’la gjë pa i thënë! E quajti të dashurën ORDINERE që ka 4 DASHNORË, Rezart Veleshnja bën reagimin e PAPRITUR: Turp i madh...[VIDEO]

S’la gjë pa i thënë! E quajti të dashurën ORDINERE që ka 4 DASHNORË, Rezart Veleshnja bën reagimin e PAPRITUR: Turp i madh...[VIDEO]

Publikuar më: 11:34 11-02-2019

Kanë shkaktuar mjaft debate gjatë ditës së djeshme postimet e aktorit të Portokallisë Rezart Veleshnja për të dashurën ku e akuzonte për tradhti. Ai bëri një numër të madh postimesh në Story-n e Instagramit duke thënë se ajo e kishte tradhtuar edhe me tre të tjerë, ndërsa nuk mungonin fyerjet dhe akuzat e forta ndaj vajzës.

Të gjitha këto Rezi i bënte duke i shoqëruar me foto të tijat të nxjerra live nga një aeroport, për të cilin ai tha më vonë se gjendej në Washington DC. Por sot aktori i ka fshirë të gjitha postimet fyese për të, dhe ka dhënë një shpjegim që na la pa fjalë. Rezarti është shprehur se faqja e tij e Instagramit është hakuar dhe ai nuk ka ditur asgjë, pasi ishte në një udhëtim për 13 orë në Washington.

“Nuk e di kush ma ka bërë këtë punë, më kanë bërë disa foto, më kanë bërë këtë lojën, por do ta gjejmë dhe kësaj radhe do të shkojmë në prokurori. Nuk bëhet më kështu, nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Tani po i shoh mirë disa gjëra dhe turp i madh është. Me ça merren njerëz për të marrë disa like apo për të tërhequr vëmendje, nuk arrij ta kuptoj”, është shprehur ai.

rezart from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0015950202941895