INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’kanë të ndalur tërmetet. Lëkundje të shumta edhe gjatë natës

S’kanë të ndalur tërmetet. Lëkundje të shumta edhe gjatë natës

Publikuar më: 09:23 12-08-2018

Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin pasditen e të shtunës, tërmetet të tjera kanë vijuar përgjatë gjithë natës. Ndërkohë që tërmeti i të shtunës ishte me magnitudë 5.1, lëkundjet e tjera kanë qenë më të lehta. Harta e publikuar nga Institutit i Gjeoshkencave (IGJEUM) tregon se tërmeti i fuqishëm i ditës së shtunë u shoqërua nga 20 tërmete të tjera. Ndërsa gjithë lëkundjet e tjera e kanë pasur epiqendrën në Bulqizë, një tërmet me magnitudë 2.4 është regjistruar 5 kilometër larg Borshit në Sarandë. Lëkundja e fundit është shënuar në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Bulqizë.

TERMETET_HARTA.png

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555