INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan thirrje turqve: Ti thyejmë duart që po na gjuajnë me plumba dhe topa

Erdogan thirrje turqve: Ti thyejmë duart që po na gjuajnë me plumba dhe topa

Publikuar më: 09:07 12-08-2018

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan fajësoi për rënien ekonomike të vendit Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e tjera që ai pretendon se janë duke bërë "luftë" kundër vendit të tij. Duke folur në krahinën verilindore të Rize, Erdogan tha se dollarët, eurot dhe ari ishin tani "plumbat, topat dhe raketat e luftës ekonomike që po zhvilloheshin kundër vendit të tyre". Erdogan u premtoi mbështetësve se Turqia po merrte masat e nevojshme për të mbrojtur ekonominë e saj, por shtoi se "gjëja më e rëndësishme është thyerja e duarve që po gjuajnë me këto armë". Ai përsëriti thirrjet e tij që turqit të shesin dollarët dhe eurot, me qëllim që të përkrahin monedhën kombëtare, vlera e së cilës ka rënë, për shkak të shqetësimeve mbi ekonominë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Lira ra me 14 për qind të premten, në 6.51 për dollar, një lëvizje masive për një monedhë që do t'i bënte rezidentët turq të varfër dhe do të përkeqësonte më tej besimin e investitorëve ndërkombëtarë në vend. Rënia e monedhës vendase, lirës me 41 për qind deri më tani këtë vit është veçanërisht e dhimbshme për Turqinë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërkuar lirimin e pastorit. Kjo është vetëm njëra nga çështjet për të cilën Uashingtoni dhe Ankaraja nuk pajtohen. Më 10 gusht, Trump njoftoi se ka autorizuar dyfishimin e tarifave për çelik dhe alumin, që vijnë nga Turqia. Pastori Brunson, që mbahet nga autoritetet turke që nga viti 2016, përballet me 35 vjet burgim, nëse gjendet fajtor nën akuzat se ka ndihmuar separatistët kurdë dhe një grup që Erdogani e akuzon se qëndron prapa puçit të dështuar ushtarak të vitit 2016. Sanksionet dhe kërcënimet me tarifa kanë çuan në pothuajse kolapsimin e valutës turke, lirës – e cila vetëm më 10 gusht, ka rënë për 19 për qind – dhe kanë detyruar Ankaranë që të ndërmarrë hapa në shkurtimin e shpenzimeve, me qëllim që të stabilizojë ekonominë e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0039048194885254