INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“S’ka më ‘Tayna e…’!/ Pas sherrit me Dafinën, Tayna bën ndryshimin në tekstin e këngës “Bye Bye”

“S’ka më ‘Tayna e…’!/ Pas sherrit me Dafinën, Tayna bën ndryshimin në tekstin e këngës “Bye Bye”

Publikuar më: 21:36 22-06-2022

“Bye bye” ishte bashkëpunimi i suksesshëm i Tayna-s dhe Dafinës, të cilat e sollën thuajse dy vite më parë. Kënga e tyre bëri shumë bujë dhe numëron mbi 71 milionë klikime në Youtube.

Mirëpo, marrëdhënia e vajzave nuk është më si më parë. Shpesh është thënë se Tayna dhe Dafina i kanë ndërprerë kontaktet me njëra-tjetrën por nuk dihet arsyeja e “zënkës” midis vajzave. Edhe pse nuk kanë më kontakt me njëra-tjetrën, sërish vajzat e këndojnë “Bye bye” në koncertet e tyre.

Por një video e Tayna-s është bërë virale në rrjet. Ajo shihet teksa këndon këngën dhe vihet re se ajo bën një modifikim në vargun: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”.

Tashmë, Tayna e ka ndryshuar paksa tekstin duke e kënduar kështu: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”.

Kujtojmë që emri i vërtetë i reperes së njohur është Doruntina. Më herët, Tayna ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj personale gjatë një interviste.

Ndër të tjera, ajo pati rrëfyer edhe një detaj të sikletshëm që i ka ndodhur në skenë, ku tha se iu grisën pantallonat.

“Kam shumë momente, një prej tyre mu grisën pantallonat siç isha u ktheva mbrapsht duke bërë një vallëzim dhe publiku nisën të gjithë duke brohoritur, kur më tha menaxheri “u turpërove.” Nuk ishte shumë rrezik se… nejse. Një moment tjetër u rrëzova në skenë në tokë, ishte dyshemeja e lagur.”- ka thënë Tayna.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375