INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka më Facebook dhe WhatsApp në BlackBerry

S’ka më Facebook dhe WhatsApp në BlackBerry

Publikuar më: 15:02 23-03-2016

Facebook ka vendosur që të ndalë mbështetjen e tij për aplikacionin e saj në platformën e BlackBerry-it, ndërsa ai do të jetë në dispozicion vetëm në BlackBerry me android që thuhet se do të dalin në të ardhmen.

Facebook do të ndalë mbështetjen e tij për BalckBerry 10 dhe sistemin operativ të BlackBerry për aplikacionin e tyre, e po ashtu edhe të WhatsApp.

Kompania BlackBerry tha: Së fundi Facebook ka vendosur që të ndal mbështetjen e aplikacionit të tyre të Facebook dhe WhatsApp në BlackBerry 10 e edhe sistemit operativ të BlackBerry, deri në fund të 2016’ën.

“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me vendimin e tyre, përderisa ne e dimë që shumë përdorues i donë këta aplikacione. Ne do të mundohemi që të ndryshojmë mendimin e WhatsApp dhe Facebook, por në tani për tani ky vendim i tyre qëndron” kanë shtuar ata.

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559