INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka më dyshime! Me fotot e ëmbla dhe barkun e rrumbullakosur, Marina Vjollca konfirmon shtatzëninë: Ne të tre…

S’ka më dyshime! Me fotot e ëmbla dhe barkun e rrumbullakosur, Marina Vjollca konfirmon shtatzëninë: Ne të tre…

Publikuar më: 18:32 23-08-2021

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen shumë shpejt prindër. Lajmet për shtatzëninë e Marinës kanë kohë që qarkullojnë, por vetëm sot vjen konfirmimi nga ana e moderatores.

Bukuroshja bionde ka postuar në Instagram dy foto ku shfaqet me një fustan transparent të kaftë dhe tregon barkun rrumbullak. 

Marina shkëlqen me pozat e saj dhe duket si një perëndeshë e vërtetë e dalë nga përrallat. Sakaq krah fotove Marina ka shkruar: “Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka!

Ndërkohë, në një tjetër foto ajo pozon së bashku me Ghetto Geasyn i cili ka vendosur duart në barkun e saj. “Ne të tre”- shkruan Marina teksa shkëlqen me një fustan të bardhë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045