INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka më dyshime! Fejohet dhe gati për martesë? Reagon për herë të parë Lori Hoxha, shihni çfarë thotë [FOTO]

S’ka më dyshime! Fejohet dhe gati për martesë? Reagon për herë të parë Lori Hoxha, shihni çfarë thotë [FOTO]

Publikuar më: 16:20 21-08-2018

Vetëm pak ditë më parë trashëgimtaria e Top Channel Sara Hoxha u lidh në martesë me moderatorin Ledion Liço.

Por pas kësaj ngjarjeje të rëndësishme, u përfol edhe për një fejesë të mundshme të Lori Hoxhës. E gjitha kjo pasi ajo postoi një foto ku shfaqej me një unazë dhe të gjithë menduan se ajo ka bërë hapin e madh duke u fejuar me Vis Bajraktarin.

Lori nuk reagoi ndaj këtyre thashethemeve dhe më në fund ka vendosur të flasë. Ditën e sotme ajo u ka kërkuar ndjekësve të saj pyetje në instastory dhe një prej tyre e ka pyetur nëse ka marrë propozim për martesë apo janë thjesht thashetheme.

Lori nuk hezitoi të përgjigjet dhe i tha fanses që nuk është e fejuar dhe nuk e ka ndërmend të martohet së shpejti. Nëse do ndodhe, ajo do ia tregojë të gjithë botës ose s’do të marrim vesh gjë rreth martesës së saj.

mrd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881