INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxha flet hapur për herë të parë për problemet e saj me shëndetin mendor: ‘Jam me fat që…’ [FOTO]

Lori Hoxha flet hapur për herë të parë për problemet e saj me shëndetin mendor: ‘Jam me fat që…’ [FOTO]

Publikuar më: 16:12 21-08-2018

Ndonëse Instagrami i saj na zbulon jetën luksoze dhe mjaft ekstravagante të Lori Hoxhës mund të themi se dhe kur bëhet fjalë për një prej vajzave më të pasura në Shqipëri, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Së fundmi Lori i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram.

Në një prej tyre ajo është pyetur nëse ka patur ndonjëherë problem me ankthin dhe panikun dhe se si ja ka dalë.

Lori ka rrëfyer se dhe ajo si shumë njerëz të tjerë pëson kriza ankthi dhe paniku, madje ka zbuluar se në të ardhmen dëshiron të postojë video në YouTube për të rritur ndërgjegjësimin ndaj shëndetit mendor.

“Jam me fat që marr ndihmën që më nevojitet dhe dëshiroj që të gjithë ta kenë të njëjtën mundësi,” ka shkruar ajo.

 lori_hoxha.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020971298217773