Lewandowski-Milik-Piatek? Mbappe-Griezmann-Giroud? Jo! Mitrovic-Jovic-Prijovic, këta po! Po flasim për treshen e sulmuesve më efikas për vitin 2018, për golat e shënuar në klub dhe Kombëtare. Serbia mban pishtarin për sulmuesit më vendimtarë në Evropë me 95 gola të shënuar.
Mitrovic i Fulham, Jovic i Eintracht Frankfurt dhe Prijovic i PAOK i kanë dhënë kreun vendit ballkanas. Shumëkush mund të kishte menduar se sulmi i Francës, Anglisë apo Belgjikës do ishin në krye, por sulmuesit serb kanë shkëlqyer me gola duke lënë pas yje si Mbappe e Lewandowski, edhe pse vlera e tyre është shumë herë më e lartë sesa e lojtarëve serb. Me 93 gola, 2 më pak se sulmuesit serb renditet Polonia me treshen Lewandowski-Milik-Piatek, dhe në të tretin sulmuesit e Francës, Mbappe-Griezmann-Giroud me 88 gola të shënuar. Në vend të katërt renditet Belgjika, e Anglia në të pestin. Ndërkohë, sulmuesit e Italisë Immobile-Caputo-Quagliarela kanë shënuar 69 herë.
Në nivel Botëror është Argjentina që ka sulmin me më shumë gola, treshja Messi-Aguero-Icardi kanë shënuar plot 104 herë në vitin kalendarik 2018.
Serbia's strikers scored more goals for club and country in 2018 than any other European trio ??
— Serbian Football (@SerbianFooty) January 5, 2019
Mitrovic, Jovic, Prijovic 95⚽️
Lewandowski, Milik, Piatek 93⚽️
Mbape, Griezmann, Giroud 88⚽️
Lukaku, Hazard, Mertens 82⚽️
Kane, Sterling, Rashford 75⚽️ pic.twitter.com/IcQEB5LEUO








25 Feb 2026 





