INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbrojtësi shqiptar shpëton ekipin nga turpërimi në kohën shtesë

Mbrojtësi shqiptar shpëton ekipin nga turpërimi në kohën shtesë

Publikuar më: 14:48 06-01-2019

Mbrojtësi i Kombëtares i grumbulluar disa raste nga trajneri Panucci, ishte heroi i ditës sot për Metzin në Francë. Klubi që militon në ligën e dytë franceze, luajti sot ndeshjen e turit të 1/32 në Kupën e Francës ndaj ekipit të kategorisë së pestë, St.Kuentin, dhe fitoi plot vështirësi 1-2, vetëm falë golit të shqiptarit.

Metzi shënoi pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, por vendasit barazuan sapo filloi e dyta, dhe shifrat e barabarta mbetën edhe pas 90 minutave. Ndeshja kaloi në shtesë, dhe në minutën e 101', ishte Balliu që shënoi golin e dytë dhe të fitores për Metzin.

Mbrojtësi ka si krah natyral atë të djathtë, por sot luante si titullar në të majtin, dhe falë golit të tij, shpëtoi ekipin nga turpërimi, nëse do të eliminohej që në këtë tur, nga një ekip që gjithmonë ka qëndruar në kategoritë inferiore të futbollit francez

Article Logic
Execution time: 0.0025739669799805