INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S'ka antarësim as në Qershor? Brukseli dhe Franca kundër, dënojnë korrupsionin dhe kanabisin

S'ka antarësim as në Qershor? Brukseli dhe Franca kundër, dënojnë korrupsionin dhe kanabisin

Publikuar më: 12:13 12-10-2018

Prestigjiozja britanike, “Express”, i është rikthyer çështjes së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Edhe pse është vendosur Qershori i vitit të ardhshëm si datë për hapjen e negociatave, kjo e përditshme shkruan se, vendet anëtare duket se janë të bindura t`a bllokojnë anëtarësimin e Shqipërisë. Shkrimi i “Express” mban titullin: “Pengohet kandidimi për anëtarësim në BE i Shqipërisë, Brukseli dënon korrupsionin dhe kanabisin”. Sipas britanikes, në krye të vendeve që kërkojnë të bllokojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë, qëndron pikërisht Franca, vend i cili gjithmonë ka shprehur rezerva në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë në familjen e përbashkët europiane. Ky shtet ishte gjithashtu një prej vendeve që i mëshoi shumë fort idesë së shtyrjes me një vit të datës së çeljes së negociatave, që do të duhej të ndodhte që në Qershor të këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0035037994384766