INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Misteri i pikturës që u vetëshkatërrua në ankand, ç'po ndodh me të [VIDEO]

Misteri i pikturës që u vetëshkatërrua në ankand, ç'po ndodh me të [VIDEO]

Publikuar më: 12:24 12-10-2018

Piktura ‘ Vajza me tollumbace” vepër e artistit rebel e enigmatik Bansky u vetëshkatërrua sapo u ble në një ankand për plot 1 milionë sterlina. Një moment që i la të gjithë gojëhapur.

Por pronarja e saj më e re nuk është penduar aspak, ndonëse piktura u vetëshkatërrua si me magji ajo vendosi ta mbaj veprën e artit.

Shtëpia britanike e ankandit nënvizoi se blerësja është një koleksioniste ‘veterane’ e cila vendosi ta mbaj pikturën në atë gjendje ndonëse gjysmë e grisur.

Por çfarë ndodhi një javë më parë?

Disa çaste pasi piktura “Vajza me tullumbace” e artistit enigmatik Bansky doli për shitje, piktura kaloi përmes një grirëseje që ishte fshehur brenda kornizës. Piktura kaloi vetëm pjesërisht përmes grirëse, duke e lënë pjesën tjetër të pikturës të paprekur.

Vepra e artit, bojë spraj dhe akrilik në kanavacë, tregon një nga imazhet më të njohura të artistit, një vajzë e vogël që zgjat dorën drejt një tullumbaceje të kuq në formë zemre.Piktura legjendare kalon përmes grirëses ndërsa publiku i habitur vështronBanksy, artisti i famshëm, identiteti i të cilit është ende mister, postoi një fotografi të çastit tronditës në Instagram, me diçiturën, “Po ikën, po ikën, iku…”Nuk është e qartë sesi grirësja u aktivizua.

U hamendësua se Banksy mund të ketë qenë i pranishëm në ankand, i fshehur, dhe në njëfarë mënyre e ka aktivizuar. Shtëpia e ankandit Sotheby, cilësoi se incidenti shënjon herën e parë në historinë e ankandeve që një vepër arti grin veten automatikisht pasi është goditur çekiçi i shitjes.

Nëse e keni humbur këtë moment rishiheni

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105