INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S'do ta besoni sa lirë ka kushtuar unaza e martesës e Mila Kunis [VIDEO]

S'do ta besoni sa lirë ka kushtuar unaza e martesës e Mila Kunis [VIDEO]

Publikuar më: 14:04 28-07-2016

Mila Kunis mori në vitin 2014-të një super unazë të mrekullueshme fejese nga Ashton Kutcher, por kur erdhi koha për të zgjedhur unazat e martesës, aktorja kishte plane tjera.

E ftuar në programin amerikan Conan, Mila ka treguar se unazat e martesës vendosi t'i blinte në një sajt online të quajtur Etsy. Dhe sa ishte çmimi i tyre do thoni ju? Po ja, vetëm 90 dollarë! E pabesueshme, megjithatë aktorja ka shpjeguar se dëshira e saj ishte të gjente unazën më të hollë prej platini që mund të ekzistonte, dhe e gjeti atë pikërisht në Etsy. Sigurisht unaza në fjalë nuk ka aspak lidhje me atë të fejesës me gurë diamanti, të cilën Mila Kunis ka rrëfyer se nuk e vendos thuajse kurrë. Sikur të ishin të gjithë VIP-at të thjeshtë si kjo vajzë!

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535