INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher bëhen prindër për herë të dytë! Zbuloni gjininë!

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher bëhen prindër për herë të dytë! Zbuloni gjininë!

Publikuar më: 12:19 02-12-2016

Familja Kutcher-Kunis sapo është rritur nga 3 në 4 pjesëtarë.

Dy ditë më parë Mila Kunis mirëpriti me shumë gëzim në këtë muaj festash, fëmijën e saj të dytë me Ashton Kutcher. Pas bukuroshes Wyatt, ishte radha e një djali për çiftin e aktorëve hollivudianë. Megjithëse kjo dihej që më parë kur Ashton i rrëshkiti lajmi në mënyrë “aksidentale”, duke i treguar gjithë botës gjininë e fëmijës së dytë. Dy muaj më parë Ashton kur po fliste për vogëlushen e tij 2-vjeçare, tregoi një histori ku kjo e fundit i drejtohej barkut të fryrë të Mila Kunis si “vëllai i vogël”. Ende nuk dihet ende emri i fëmijës dhe duke gjykuar nga hera e fundit me Ashton, vështirë se do të shohim një foto të tij deri sa të rritet mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717