INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia dërgon në Siri sistemet raketore S-300

Rusia dërgon në Siri sistemet raketore S-300

Publikuar më: 09:20 03-10-2018

Rusia ka dërguar sistemet raketore S-300 në Siri, pavarësisht shqetësimeve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, se shitja e këtyre armëve mund të fuqizojë Iranin dhe të përshkallëzojë luftën në Siri, shkruan Reuters. Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin gjatë një transmetimi televiziv në Rossiya 24, se “procesi ka përfunduar një ditë më parë”, duke shtuar se këto sisteme do të rrisin sigurinë e ushtrisë ruse në Siri. Rusia ka vendosur të furnizojë Sirinë me këto sisteme, pasi Moska ka akuzuar Izraelin për nxitje indirekte të rrëzimit të një aeroplani rus në Siri një muaj më parë. E duket se këto veprime sfidojnë deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg i cili deklaroi se Rusia ka shkelur ligjet duke prodhuar sisteme raketore që vënë në rrezik sigurinë e Europës. “Ne mbetemi të shqetësuar nga angazhimi i Rusisë në prodhimin e armatimeve, sigurisë transatlantike e cila tani është "në rrezik për shkak të veprimeve të Rusisë". Rusia po zhvillon raketën të fuqishme dhe ky sistem mund t'i japë Moskës mundësinë për të nisur një sulm bërthamor në Evropë pa njoftuar më parë. Aleatët e NATO-s do të rrisin presionin diplomatik ndaj Moskës”-u shpreh Stoltenberg. Ministrat e mbrojtjes të NATO-s të po zhvillojnë një takim në Bruksel ku po diskutohet për çështjet e sigurisë, dhe për situatën në rajonin e Ballkanit.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436