INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Rama pas intervistave të Xhisiela Malokut: Vajzën e morën peng...[FOTO]

Reagon Rama pas intervistave të Xhisiela Malokut: Vajzën e morën peng...[FOTO]

Publikuar më: 21:40 02-10-2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e Xhisiela Malokut. Me anë të një statusi në Twitter, Rama u shpreh se vajza u përdor nga politika dhe mediat.

Kryeministri ka paralajmëruar një paketë antishpifje pas akuzave të opozitës mbi maxhorancën dhe atë vetë me denoncimin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS dhe thase duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh.

“Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik! Më mirë vonë se kurrë. Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje”, shkruan Rama.

horr.png

Article Logic
Execution time: 0.0036587715148926