Dita e parë e çerekfinaleve pa të kualifikoheshin Franca dhe Belgjika, ndërsa Brazili dhe Uruguai, dy skuadrat e vetme jo europiane që kishin mbetur, u detyruan t’i japin lamtumirën këtij kompeticioni.
Në orën 16:00 Anglia do të përballet me Suedinë, skuadrën që është shndërruar në një “mace të zezë” të pretendentëve, pasi la jashtë botërorit Italinë, Hollandën dhe eliminoi Gjermaninë e Zvicrën. Në mbrëmje, në orën 20:00 do të jetë radha e vendit pritës, Rusisë, që të përballet me një nga skuadrat më në formë të këtij kompeticioni, Kroacinë e Zlatko Daliçit.
Vendasit do të bazohen edhe njëherë te entuziazmi, që është rritur ndjeshëm pas eliminimit të Spanjës, por edhe te mbështetja e madhe e tifozërisë në shkallët e stadiumit.
Nga ana tjetër, Kroacia beson te eksperienca dhe cilësia e lojtarëve që ka në organikë, shumica e të cilëve janë lidera në skuadrat më në zë të Europës.
Gjysmëfinalja e parë është ajo e përcaktuara dje, mes Belgjikës dhe Francës, ndërsa çifti tjetër i kësaj faze do të përcaktohet vetëm pasi të jetë mbyllur mbrëmja e sotme.








30 Oct 2025 





