INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rusët krijojnë veturën më të çuditshme në botë

Publikuar më: 13:28 10-02-2016

“Sherp ATV” quhet vetura që ofron shikim në çfarëdo kushte që është rruga.

Alexei Garagasyan ka krijuar modelin e veçantë që mund të ngjitet në lartësi të mëdha, të kalojë shkëmbinj e madje edhe të notojë.

Sherp peshon vetëm 1299 kilogramë dhe ka vetëm 44.3 kuajfuqi me motorin 1.5-litërsh Kubota V 1505 me katër cilindra të lidhur me marshin manual me pesë shpejtësi. Automobili i veçantë mund të lëvizë në shpejtësinë deri në 45 km/orë në rrugë dhe 6km/orë në ujë.

Makina është 3.3 metra i gjatë falë gomave të tij gjigante që i  mundësojnë lëvizjen në të gjitha rrugët.

Sipas raportimeve, kjo makine është krijuar për 50 mijë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0043089389801025