INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e hapni këtë mesazh që ju vjen në WhatsApp

Mos e hapni këtë mesazh që ju vjen në WhatsApp

Publikuar më: 13:14 10-02-2016

Një mesazh që po qarkullon tek shërbimi për mesazhe WhatsApp synon të marrë të dhënat personale të përdoruesve.

Mesazhi është në formën e një lidhje që duket sikur ka ardhur nga një mik i juaji. Po të klikoni tek kjo lidhje, kaloni automatikisht tek një uebsajt i rremë, i cili përmban oferta me ulje çmimesh nga marka të famshme.

Përdoruesve më pas u kërkohet të regjistrojnë të dhënat personale, si emri, adresa e postës elektronike, numri i telefonit dhe adresa, duke e bërë më të lehtë për piratët kibernetikë të vjedhin të dhënat. Përdoruesve pastaj u kërkohet që të dërgojnë të njëjtin mesazh tek 10 miq, kështu do të përfitojnë ulje nga kompania Zara dhe Starbucks.

Një mesazh i tillë jo vetëm që vjedh të dhënat e përdoruesve, por edhe fut virusa në telefonin tuaj duke e bërë më të lehtë vjedhjen e identitetit të përdoruesit ose marrjen e detajeve të llogarisë bankare.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281