INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudinës nuk i del inati me të ftuarin që i MASHTROI të gjithë, e fton në studio dhe e bën ''për një lek'': E TURPSHME! [FOTO]

Rudinës nuk i del inati me të ftuarin që i MASHTROI të gjithë, e fton në studio dhe e bën ''për një lek'': E TURPSHME! [FOTO]

Publikuar më: 19:26 28-01-2019

Para dy ditësh në programin “Rudina” ka qenë i ftuar një djalë i ri, Edlir Reka, për të folur pikërisht për artin e tij. Ai madje prezantoi edhe një pikturë, për të cilën u shpreh se ka fituar çmim në Moskë dhe vepra e tij qëndron në Muzeun e Artit Modern në kryeqytetin rus.

Mirëpo, kjo ka rezultuar një mashtrim. Drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari tha se piktura në fjalë e Edlir Rekës është një kopje dhe ai duhet të kërkojë falje për mashtrimin që ka bërë. Rudina i kërkoi ndjesë publikut shqiptar për një farsë që iu servir si e vërtetë, por që në fakt nuk kishte dijeni për këtë mashtrim.

Në fakt, piktura për të cilën Edlir Reka thotë se ka fituar çmim në Moskë, i përket piktorit kanadez Blu Smith.

SMNUITH.png

 

Por Edliri,më në fund ka treguar të vërtetën teksa u ftua ditën e sotme te emisioni i Rudinës për të sqaruar publikun.

“Piktura në muzeun e arit modern të Moskës, vërtetë nuk është e imja. U dërgua pikturë tjetër, pastaj më pas ndodhi ajo që ndodhi. Atje kam vajtur me një pikturë komplet ndryshe”, shprehet ai.

“Unë jam mëkatari, të gjithë të tjerët janë shënjtorët. S’është diçka që ska ndodhur asnjëhërë. E pranoj që piktura që është në Instagramin tim nuk është e imja. çdo mëkatar e ka një të ardhme, por dhe çdo shenjtor e ka një të shkuar. Mund të kem bërë një gabim”, tha Edliri

Ai është mbrojtur duke thënë se “Nuk jam i vetmi person që kam marrë një pikturë të një tjetri, dhe kam konkuruar. Por prezantuesja Rudina Magjistari ia ka thënë në sy se kjo që ai ka bërë është e turpshme.

Edlir Reka shprehu pendesë për faktin se ka mashtruar publikun dhe tha se do t’ia filloë nga e para, duke pastruar si fillim Instagramin nga pikturat mashtruese.

“Dua të vazhdoj rrugën e artit dhe pikturës dhe shpresoj të arrij lart, me punë të ndershme, të pastër”, tha Edliri.

STRET.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0028820037841797