INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Magjistari vë në siklet Orinda Hutën me pyetjen me pullë të kuqe, shihni reagimin e moderatores [FOTO]

Rudina Magjistari vë në siklet Orinda Hutën me pyetjen me pullë të kuqe, shihni reagimin e moderatores [FOTO]

Publikuar më: 22:15 04-10-2018

Mëngjesin e të martës në KafeIN në studio me Flavio Qarrin ka qenë i ftuar Turjan Hysko. Duke ndryshuar formatin e zakonshëm tashmë të intervistave të shkurtra, Turjani qëndroi për 60 minuta në studio me Flavion, duke i dhënë mundësi për të prekur një sërë tematikash dhe aspektesh personale e profesionale.

Sa i takon familjes së tij, jo programit të ri, Hysko deklaroi se, po punonte 3 herë në ditë që të bëhej me trashëgimtar. Kjo deklaratë nga Turi u komentua masivisht në median e shkruar dhe pikërisht kësaj deklarate iu referua edhe Rudina Magjistari duke bërë një pyetje pak pikante dhe të sikletshme Orinda Hutës, e cila ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin e moderatores.

"Qofshi të lumtur gjithë jetën dhe me një beb sa më shpejt. Turi kështu ka deklaruar që po punonte intensivisht", i tha Rudina. Ndërkohë Orinda pa në ekran lajmin që Turi është shprehur se po punon 3 herë në ditë për fëmijë dhe u vendos në siklet.

"Presim që Zoti të na bekojë", iu përgjigj Orinda Rudinës, duke vijuar se dëshiron një familje të madhe.

-640-0-5bb6619d78ad11.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764