INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Magjistari i kundërvihet ndjekësit që ‘sulmoi’ Blendi Fevziun dhe ja përgjigja që ka

Rudina Magjistari i kundërvihet ndjekësit që ‘sulmoi’ Blendi Fevziun dhe ja përgjigja që ka

Publikuar më: 18:31 12-09-2019

Rudina Magjistari njihet për ëmbëlsinë e saj në ekran, dhe sjelljen me mjaft elegancë dhe maturi. Por ndonjëherë, disa përgjigje, thjesht duhen kthyer! Dhe Rudina këtë bëri me një ndjekëse që u shfaq kritike ndaj postimit të saj lidhur me pushimet e Blendi Fevziut.

“E dashur zonja Magjistari, nuk besoj se i intereson popullit shqiptar se si i kaloi Blendi Fevziu pushimet. Këto mund t`i bisedoni në kafene! Mendoj se populli ynë ka nevojë për mbështetje sociale, ekonomike, psikologjike dhe vetëm me këto emisione, nuk mund t`i ndihmoni dot, por i ngatërroni më shumë, “ shkruan komentuesja e cituar nga tiranapost.al.

Dhe Rudina nuk ia përton përgjigjen:

“Zonjë, mbështetjen social-ekonomike duhet ta kërkoni tek institucionet shtetërore, atë psikologjike tek ekspertët e shëndetit mendor. Televizioni ka për detyrë të informojë, argëtojë dhe edukojë, detyra të cilat përpiqemi t`i bëjmë cdo ditë me shumë përkushtim. Madje edhe kur kemi pasur mundësi të ndihmojmë, e kemi bërë jo rrallë. Faleminderit që na ndiqni“, ishte komenti i saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275