INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritja e çmimit të ujit, ERE vendos brenda tre muaj

Rritja e çmimit të ujit, ERE vendos brenda tre muaj

Publikuar më: 16:20 15-08-2017

Kërkesa për rritjen e tarifave të ujit në Tiranë do të nisë të shqyrtohet në muajin shtator, ndërkohë që ky proces mund të kërkojë deri dhe 3 muaj kohë.
Lajmi bëhet me dije nga anëtari i Komisionit Kombëtar Rregullator, të ERU, Riza Ajdini për tv. Scan.
 “Shqyrtimi kërkesës për rritjen e ujit do të fillojë në muajin shtator. Ne do të bëjmë 3-4 mbledhje për të bërë një analizë të hollësishme për performancën. Sa i takon dokumentacionit, edhe në rast se nuk janë dorëzuar të gjitha, ne e kemi me ligj që kërkojmë dokumente shtesë. Pas mbledhjes së parë dhe të dytë, ne bëjmë edhe pyetje shtesë, në këtë rast për Ujësjellës Kanalizime Tiranë, duke na dhënë të dhëna të ndryshme që mungojnë apo që plotësojnë të dhënat e mëparshme. Është një proces i gjatë që mund të shkojë nga 2-3 muaj”, tha Ajdini.
Në datën 26 korrik Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi propozimin për rritjen e tarifave të ujit, ndërkohë që është ERRU, që do të marrë vendimin përfundimtar.
Sipas propozimit të Bashkisë, tarifa e ujit të pijshëm për abonetët  familjarë pritet të rritet me 20 lekë, duke shkuar në 65 lekë/m3 nga 45 lekë/m3 që është aktualisht. Ndërkohë që, për entet private kjo tarifë pritet të rritet në 190 lekë/m3 nga 135 lekë/m3 që është deri më tani.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715