INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HISTORI/ 18 vjeçari shqiptar një ndër kuzhinierët më të mirë të Britanisë, nuk i jepet leje qëndrim

HISTORI/ 18 vjeçari shqiptar një ndër kuzhinierët më të mirë të Britanisë, nuk i jepet leje qëndrim

Publikuar më: 18:14 15-08-2017

Shqiptari që po bën histori në Britani, iku 16-vjeç se keqtrajtohej nga familja, tani lufton për kthimin

Aliu 16 vjeçar u largua nga një jetë me strese dhe shqetësime në vendlindjen e tij, Shqipërinë.

Kaloi në Evropë përmes Calais-it, u nis drejt Anglisë dhe një jete të re. Gjatë 2 viteve të fundit, familja e tij e re kujdestare, i ka dhënë të gjithë dashurinë dhe përkrahje që ai kurrë nuk e kishte pasur në fëmijëri, duke bërë të mundur që ai të zhvillohet si person dhe si kuzhinier.

Tani Ali është 18-vjeç dhe jeton në Britaninë e Madhe, teksa karriera e tij si një nga kuzhinierët më të mirë adoleshentë të Britanisë, po bëhet dita-ditës realitet.

Por tani iu tha se do duhet të lërë Britaninë dhe të kthehet në Shqipëri.

Vetë shqiptari dhe John Stokes, kujdestari i tij, po luftojnë që Ali të lejohet të qëndrojë dhe të përmbushë ëndrrën e tij për të qenë një nga kuzhinierët kryesorë të Britanisë.

John Stokes, i cili merr fëmijët si kujdestar i përkohshëm në shtëpinë e tij në Kingswood, ka treguar historinë e Aliut.

Ali, tani 18 vjeç, sapo ka përfunduar vitin e tij të dytë të kursit të teknologjisë ushqimore në Kolegjin e Shkollës së qytetit Bristol ‘Akademinë e Mjeshtërive’ në Hengrovë dhe ka shkëlqyer në rezultate, megjithatë fillimin e vonshëm brenda disa javëve të mbërritjes në Bristol dhe mosnjohjes së ndonjë fjale teknike në anglisht për përbërësit, pajisjet ose metodat e gatimit. Ai është tashmë një kuzhinier i shkëlqyer, duke përfunduar në 3 më të mirët në një konkurs kombëtar, duke u kërkuar nga kolegji për të prodhuar ushqim për ngjarje të veçanta.

Ai i bëri përshtypje Simon Hulstës, kuzhinierit të yllit Michelin që drejton një restorant në Devon dhe ai e ka futur Aliun në kuzhinë dhe është bashkuar me luftën për të bindur autoritetet që ta lejojnë të qëndrojë në Britani të Madhe djaloshin shqiptar. John Stokes tha se Aliu kishte një fëmijëri të vështirë në

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162