INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet varfëria në Shqipëri, 7% e familjeve humbin kursimet

Rritet varfëria në Shqipëri, 7% e familjeve humbin kursimet

Publikuar më: 09:20 05-10-2018

Duket se shqiptarët nuk po kursejnë dot më para. Gjatë 2018 thuhet se 7% e individëve kanë humbur kursimet, duke mos pasur asnjë pasuri financiare në depozitat bankare. Shifra është bërë publike nga Banka e Shqipërisë, e cila zhvillon një anketë periodike, njëherë në 6-muaj. 6 muajt e parë të këtij vitit Banka konstaton se qytetarët kanë humbur mundësinë për të kursyer krahasuar me vitin 2017. Duke analizuar vetëm pjesën e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare të formave të ndryshme, rezulton se ‘depozitat dhe/ose llogaritë bankare’ vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar.
Shumica e familjeve më shumë se 1 pasuri të paluajtshme.
Të 1140 familjet e pyetura kanë deklaruar se zotërojnë në total 1666 prona të patundshme të llojeve të ndryshme ku: 95% (1079 familje) e tyre zotërojnë ‘1-2 prona të patundshme’, kryesisht të llojit ‘shtëpi banimi’ ose kombinim i një shtëpie banimi dhe një prone tjetër si ‘tokë’, ‘dyqan’, ‘godinë’ etj.
Në shpërndarjen e familjeve huamarrëse sipas numrit të pronave që zotërojnë rezulton se: rreth 93% e tyre (298 familje) zotërojnë ‘1-2 prona të patundshme’. Në shumicën e rasteve, këto prona janë një shtëpi banimi ose kombinimi i një shtëpie dhe një sipërfaqeje toke. Vetëm 4% e familjeve huamarrëse (14 familje) deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se dy prona’ dhe 1% deklarojnë se ‘nuk kanë asnjë pronë të patundshme’. Këto pesha nuk ka ndryshuar krahasuar me vrojtimin e 6-mujorit të kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211