INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabit me armë dy karburante, arrestohet i riu [VIDEO]

Grabit me armë dy karburante, arrestohet i riu [VIDEO]

Publikuar më: 09:11 05-10-2018

Një grabitje ka ndodhur rreth orës 05:53 në autostradën Vlorë-Fier, në mbikalimin e Novoselës një person i maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka marrë 24.000 lekë dhe është larguar. Autori i ngjarjes, shtetasi, Mariglen Miftaraj, 27 vjeç, banues në fshatin Plashnik, Berat u kap në flagrancë dhe u arrestua ndërsa ishte fshehur nëpër shkurre midis fshatrave Aliban-Akërni. Nga hetimet intensive të kryera, u bë zbulimi dhe dokumentimi i një ngjarje tjetër, konkretisht ky shtetas para se të kryente grabitjen në fjalë, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, në të njëjtat kushte ka vjedhur edhe një karburant tjetër brenda Novoselës në pronësi të shtetasit Y.B, ky dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj. Kapja e tij në flagrancë është shoqëruar edhe me sekuestrimin e materialeve: Armë zjarri Automatik –Kallashnikov, kapuçi që përdori për maskim, një sasi parash prej 27.000 lekë të rinj dhe 150 Euro.

Article Logic
Execution time: 0.0033068656921387