INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëshqitja e gurëve në rrugë, bllokohet aksi Levan-Tepelenë

Rrëshqitja e gurëve në rrugë, bllokohet aksi Levan-Tepelenë

Publikuar më: 10:23 23-11-2018

Si pasojë e rreshjeve të shiut aksi Levan-Tepelenë pranë Poçemit është bllokuar nga një masiv gurësh të rëna në rrugë.

Për këtë shkak Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar devijimin e qarkullimit
nga rruga e vjetër e Ballshit.

Ndërkohë që kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vend për të zhbllokuar rrugën.

Por devijimi nga Ballshi sërish ka krijuar probleme pasi rruga nuk e përballon një fluks të madh automjetesh dhe kalimi bëhet me vështirësi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541