INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policja që humbi gishtat niset nesër drejt Stambollit, Rama i jep zemër dhe i bën këtë premtim! [VIDEO]

Policja që humbi gishtat niset nesër drejt Stambollit, Rama i jep zemër dhe i bën këtë premtim! [VIDEO]

Publikuar më: 22:58 22-11-2018

Një efektive policie e repartit Shqiponja, Ina Muka, 24 vjeçe mbeti e plagosur rëndë gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre. Ajo është vizituar sërish mbrëmjen e sotme nga kryeministri Edi Rama i cili i dedikoi një postim në Instagram ku shkroi shumë fjalë të mira për punën e saj dhe jo vetëm.

Rama ka shkruar në Facebook se që nesër do ta nisin për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll, madje e ka premtuar se kur të shërohet, bashkë do të bëjnë një ndeshje në Basketball.  Rama ka postuar gjithashtu në Instagram një foto ku shfaqet duke e puthur Inën në ballë dhe pranë saj shihet dhurata që i ka bërë, një iPhone X.

ihg.jpg

 

“Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të? Në Policinë e Shtetit ajo s'ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim? Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër️ Më kërkoi t'i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje? Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty?”

Article Logic
Execution time: 0.0035288333892822