INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëmbeu dhe ekzekutoi Gazmend Çollakun, Apeli lë në fuqi dënimin për burgim të përjetshëm për Shtrazën

Rrëmbeu dhe ekzekutoi Gazmend Çollakun, Apeli lë në fuqi dënimin për burgim të përjetshëm për Shtrazën

Publikuar më: 12:02 25-06-2018

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi dënimin që dha Gjykata e Shkallës së Parë për Denis Shtrazën.

Shtraza është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gazmend Çollakut.

Viktima në fjalë u rrëmbye dhe ekzekutua në vitin 2016.

Ngjarja:

Krimi i rëndë nga ku humbën jetë dy persona ndodhi në janar të vitit 2016 ku Gazmend Çollaku u rrëmbye nga katër persona.

Një ditë më vonë, ai u gjet i hedhur në një rrugë të zonës së Fushë-Krujës me një plumb në kokë dhe me gjymtyrë të thyera.

Për të njëjtën ngjarje u akuzua edhe ish-oficeri i policisë së Tiranës, Ervin Dalipaj, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në prill 2017 pranë Sukthit, ndërkohë që ishte në kërkim nga drejtësia.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385