INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Skandali, të gjithë institucionet në dijeni të miellit të helmuar, asnjë veprim për të shpëtuar shqiptarët [VIDEO]

KafeIN/ Skandali, të gjithë institucionet në dijeni të miellit të helmuar, asnjë veprim për të shpëtuar shqiptarët [VIDEO]

Publikuar më: 12:11 25-06-2018

Emisioni “KafeIN” zbulon skandalin. Prej 28 vitesh, miell i helmuar në treg dhe asnjë masë për të mbrojtur popullatën.

Alban Zusi ish zv.Ministri i Bujqësisë dhe drejtori i “Albanian Food Industri” ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në IN TV. I pyetur nga Flavio Qarri i “KafeIN” rreth cilësisë së produkteve që marrin edhe qytetarët që kanë mundësi të shpenzojnë e deklaratat e Zusit kanë qenë shqetësuese.

Edhe pse këndvështrimi ishte pozitiv kur deklaroi se këto 6 muaj shqiptarët po konsumojnë miellin më të mirë në 28 vjet, i pyetur rreth cilësisë së miellit të para këtyre 6 muajve, ai deklaroi se po flisnim për mall që ka ndikuar në shëndetin e keq të shqiptarëve në mënyrë të drejtpërdrejtë.

I pyetur më tej nga drejtuesi i “KafeIN” zv. Ministri I Bujqësisë që u dorëhoq nga detyra, deklaroi se të gjithë institucionet e linjës kanë qenë në dijeni të faktit. Madje motivi ka qënë akoma më kriminal.

Pyetjes nëse është toleruar mielli i helmuar për shkak të impaktit në taksa apo panikut në popullatë, përgjigja e Zusit ishte se heshtja ka qenë për shkaqe shumë më banale dhe korruptive si nga kjo qeveri ashtu dhe nga e kaluara.

Ndër të tjera Alban Zusi bëri edhe një panoramë të situatës sa i takon situatës së sigurisë ushqimore duke vënë gishtin te mungesa e vullnetit politik për të garantuar ushqim të kontrolluar ashtu si edhe makutërinë e disa tregtarëve pa pyetur për integritetin fizik të qytetarëve.

Krahas produktit dhe paketimit, Zusi i bëri thirrje tregtarëve të tregoheshin të rreptë me konservimin dhe ruajtjen në temperatura të përshtatshme të mallrave dhe qytetarëve iu bëri thirrje të jenë shumë të kujdesshëm me gjithçka blejnë e konsumojnë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492