INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregulli i ri i Klopp: Mësoni anglisht ose ikni nga Liverpool

Rregulli i ri i Klopp: Mësoni anglisht ose ikni nga Liverpool

Publikuar më: 12:18 07-09-2018

Nuk mjafton të jesh vetëm talent individual në fushën e lojës, duhet të jesh gjithashtu një person i cili kuptohet mirë me shokët e skuadrës e sidomos që komunikon mirë me ta.

Ky është mendimi i Jurgen Klop, i cili ka detyruar futbollistët e tij jo anglishtfolës t’i nënshtrohen mësimeve të gjuhës angleze. Dy emrat më të fundit që i janë bashkuar ekipit, Fabinho dhe Keita, nuk kuptojnë mirë anglisht dhe Klopp ka bërë të qartë se duhet të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të mësuar gjuhën.

Sipas Alan Redmond, mësuesi i anglishtes për shumë lojtarë të Liverpool, kjo ka detyruar lojtarët ta marrin seriozisht kërcënimin e trajnerit: “Nuk dua të përmend emra, por kishte 7-8 futbollistë që nuk dukeshin të interesuar të mësonin. Që në dritaren e parë apo të dytë të merkatos, këta futbollistë u larguan nga skuadra”.

Article Logic
Execution time: 0.0039048194885254