INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet supermodelja! Madonna u fiksua keq pas meje

Rrëfehet supermodelja! Madonna u fiksua keq pas meje

Publikuar më: 11:25 23-07-2018

Madonna është një ndër pop-starët më të njohur në histori. Ajo njihet si "Mbretëresha e Popit", por për sa i përket jetës së saj seksuale, partnerët e saj janë shprehur që ajo ishte e çmendur pas marëdhënieve.

Amanda Cazalet, një supermodele e viteve '90 mori pjesë në videoklipin e këngës së këngëtares së famshme Justify my love. Në një moment të videoklipit, Madona dhe Amanda shkëmbejnë një puthje të zjarrtë. Supozohet që puthja të shërbente sa për videoklipin, por ama Ylli i popit e mori shumë seriozisht dhe shkëmbeu një puthje franceze me modelen.

Xhirimet mbarun dhe të gjithë u kthyen në punë të vet pasi morën pagesat. Cazalet mori shumën prej 5000 paundësh që i ishte premtuar dhe u largua, por pas pak pati disa surpriza. Madonna nisi që ti dergonte letra dashurie dhe po i kërkonte që të bashkoheshin sërish. Për të ajo mezi po priste që të puthte sërish modelen.

Cazalet nuk e mori për keq këtë ndodhi asaj kohe, por më vonë ajo kuptoi që ç'ka i ndodhi ishte e papranueshme. Madonna nga ana tjetër është deklaruar si biseksuale prej kohësh, që kur ka thënë mendimine saj që për të të gjithë janë deri diku bi, ose mbase ajo mund ta ketë gabim, por ajo është.

Për më tepër ja ku keni dhe videoklipin ku dallohet qartë fiksimi i Madonnës.

Article Logic
Execution time: 0.0033121109008789