INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rozana Radi bën realitet ëndrrën e xhaxhait të ndjerë, Françesk Radit [VIDEO]

Rozana Radi bën realitet ëndrrën e xhaxhait të ndjerë, Françesk Radit [VIDEO]

Publikuar më: 19:41 29-06-2017

Rozana Radi e ka përjetuar shumë keq ndarjen nga jeta të xhaxhait të saj Françesk Radi, por ajo ka bërë realitet ëndrrën e tij.

Këngët hite të të ndjerit Françesk Radi “Biçikleta” dhe “Adresa” tashmë kanjë një videoklip dhe e gjitha kjo falë Rozit. Mbesa e tij ka mundur të publikojë videoklipin e dy këngëve duke e sjellë sërisht në vëmendje. Ajo paralajmëron se këto këngë nuk do të jenë të vetmet që do të risillen me videoklipe.

Rozana ka shkruar një status në Facebook-un e saj personal, ku shprehet: 

 “Unë jam rritur me këngët e Frankos. Ndaj nuk do doja kurrë që këto këngë të mbeteshin në sirtar. Franko e kishte ëndërr t’i realizonte klipet e tyre po ashtu dhe një koncert të madh recital (këto ishin pengjet e Frankos) Në një kohë rekord xhiruam disa skena për ti “realizuar dëshirën” në një farë mënyrë Frankos. ‘Biçikleta’ dhe ‘Adresa’ nuk janë këngët e vetme që do kenë një videoklip. Ashtu si ai donte, ashtu dhe do te realizohen. Por kësaj here do vijmë me një klip shumë profesional. Kjo është biçiketa e famshme e Frankos dhe e të gjithë shqiptarëve. (faleminderit Mailajdo dhe Emi për ndihmën në klip) Bledi Strakoshës për pamjet e mrekullueshme të Tiranës.”

Article Logic
Execution time: 0.0031559467315674