INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roza e pyet me kë femër dhe mashkull VIP do bëje seks, do martoheshe dhe do e vrisje, ja si përgjigjet Ana Lika [FOTO]

Roza e pyet me kë femër dhe mashkull VIP do bëje seks, do martoheshe dhe do e vrisje, ja si përgjigjet Ana Lika [FOTO]

Publikuar më: 21:59 04-02-2018

Do të shkriheni së qeshuri nga përgjigjet e Anës!

Kohët e fundit e kemi parë shpesh të ftuar nëpër media dhe dalja e saj e rradhës ishte në programin “Why Not” me Roza Latin ku Ana Lika foli rreth jetës së saj private dhe jo vetëm.  Ajo njihet si vajza “rebele” që bën e thotë gjithçka dëshiron, pa patur frikë. Përveç se ka shumë humor, Ana është edhe shumë e çlirët dhe e tillë është treguar në intervistën me Rozën.

Në një nga lojërat e emisionit, ajo duhet të zgjidhte një midis meshkujve VIP për seks, martesë dhe për ta vrarë. Roza i vuri si alternativa, Olti Currin, Albi Nakon dhe Graciano Taganin.
“Me Gracianon do martohesha, e kam shok fëmijërie. Me Gracianon mbase do bëja seks dhe Gracianon mbase do ta vrisja në të ardhmen.”, u përgjigj Ana, sigurisht që ishte një përgjigje e zgjuar sa për të dalë nga situata pasi ajo vetë tha se është politikane.

Por për ta bërë më interesante lojën, Roza e vuri Anën të zgjidhte mes 3 femrave të njohura, pikërisht Rozana Radin, Rudina Dembacajn dhe Alketa Vejsiun, por për çdo situatë duhet të zgjidhte vetëm njërën prej tyre.

Ajo u përgjigj se do bënte seks me Rozana Radin, me Rudina Dembacajn do martohej sepse i dukej femër për shtëpi dhe Alketa Vejsiun do e vriste sepse është e vetmja alternativë që i ngeli.  

Roza e pyeti për Getoar Selimin, Turjan Hyska dhe Ledion Liçon, Ana tha që nuk janë në shijet e saj dhe preferoi ta kalonte këtë pyetje.

Mes Noizyt, Stresit dhe Ermal Mamaqit, ajo zgjodhi të martohej me Ermalin ndërsa Noizyn dhe Stresin zgjodhi ti vriste edhe pse i kishte shokë.  

Më pas Roza i vuri përballë 3 emra të tjerë femrash, pikërisht Zaimina Vasjarin, Çiljetën dhe Anjeza Majën.  

Ana tha se Anjezën do e vriste sepse nuk ka shumë koefidenca, ndërsa Zaiminën dhe Çiljetën do i alternonte.

 politikane.png

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504