INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ana Lika pranon publikisht operacionet plastike: Nuk ndihesha komode, kam bërë... [FOTO]

Ana Lika pranon publikisht operacionet plastike: Nuk ndihesha komode, kam bërë... [FOTO]

Publikuar më: 20:39 06-03-2018

Njihet si vajza rebele që bën gjithçka dëshiron, pa patur frikë. Ana është bërë e njohur për natyrën e saj të çlirët që dhuron humor për publikun. Shumë prej personazheve të ekranit tonë kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale, po janë të paktë ata që e thonë pa problem këtë gjë dhë një ndër ta është edhe Anais Lika.

Ajo ishte sot në studion e “Rudina” në Tv Klan ku pranoi edhe ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë.

“Unë kam bërë operacion hundën dhe rimodelim të buzëve. Kur i kam bërë kam qenë 18 vjeç. Nuk ndihesha komode me veten time dhe i bëra, nuk mendoj se jam ekzagjeruar sepse njerëzit që nuk e dinë nuk mi vënë në dukje. Unë ngaqë jam tip që flas pa dorashka nuk e kam problem të them që i kam bërë se fundja mua njerëzit deri në 18 vjeç më kanë parë si isha dhe nuk është se dola nga hiçi dhe u bëra super yll. Normalisht kam bërë diçka që nuk ia këshilloj njerëzve ta bëjnë, por nëse ke një problem dhe kjo gjë të bën të ndihesh më mirë pse jo”, tha Ana.

 

kosem.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0049300193786621