INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Rosonerët’ nuk presin më! Stadiumi i ri më afër se kurrë

‘Rosonerët’ nuk presin më! Stadiumi i ri më afër se kurrë

Publikuar më: 15:27 04-10-2018

Milan vazhdon negociatat për ndërtimin e një arene të re. Lajmi, i rinjoftuar nga Milan Finance vijon me hapa të mëdha. Projekti i planifikuar në Sesto San Giovanni është prezantuar tek kompania e Rosonerëve që në kohën e Silvio Berlusconi-t, me një kosto rreth 270 milion euro.

Një projekt, që nën menaxhimin e ri nga Elliott, mund të marrë jetë.
Projekti është real dhe presidenti i Milan, Paolo Scaroni- tha për Milan Finance - se do të kontaktonte me të gjtihë ortakët dhe investitorët e klubit për të arritur një marrëveshje rreth fondit të investimit

Mbas rimarrëveshjes me Inter-in dhe Bashkinë për menaxhimin e San Siro-s, ndërtimi i një stadiumi të ri për Rosonerët duket më afër se kurrë. Ndërkohë, Milano Sesto ka filluar bisedimet me Intensa Sanpaolo për dhënien e një hua-je prej 400 milion eurosh, por dhe mjeteve të tjera financiare, të cilat do të përdoren për urbanizimin e infrastrukturës të stadiumit të ri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040059089660645