INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronela Hajati ‘nuk përmbahet’ ndaj kolegëve: ‘90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj’

Ronela Hajati ‘nuk përmbahet’ ndaj kolegëve: ‘90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj’

Publikuar më: 22:27 26-07-2022

Ronela Hajati është gjithmonë e drejtëpërdrejtë kur bëhet fjalë për çështje që e shqetësojnë.

Së fundmi, përmes një postimi në Instastory, ajo “ka thumbuar” kolegët e saj, duke u shprehur se shumica e këngëve në vendin tonë duken kopje të njëra-tjetrës.

“A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj? Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”, ka shkruar Ronela, duke hapur kështu shumë diskutime.

Article Logic
Execution time: 0.0023400783538818