Cristiano Ronaldo e ka punën pisk. Sulmuesi portugez, i cili u kthye në heroin e mbrëmjes kundër ndeshjes me Atletico Madridin, mund të pezullohet nga kompeticioni i Champions.
Shkak mund të bëhet gjesti që ai bëri pas shënimit të golave, përkundrejt tifozerisë mike.
Trajneri Simeone shpëtoi me 20 mijë euro gjobë me veprimin e tij, por rregullorja e UEFA-s është e qartë në rastin Ronaldo; provokimi i tifozëve kundërshtarë dënohet me skualifikim.