INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Robotët lënë miliona të papunë. Në Amerikë përdoren në masë në ndërtim [VIDEO]

Publikuar më: 14:56 28-03-2017

E ardhmja e punonjësve të ndërtimit, po kërcënohet seriozisht nga robotët, ndërkohë që në Amerikë roboti Sam ka nisur punën si ndërtues. Ky robot vë tulla gjashtë herë më shpejt se një njeri. Sam, mund të vendosë në mur 3.000 tulla në ditë, ndërkohë që mesatarja e një ndërtuesi është 500. Ekspertët në Europë janë shprehur kundër përdorimit të robotëve pasi pretendojnë se auto-ndërtuesit mund të vënë në rrezik punën e mijëra muratorëve. Roboti Sam është i përbërë nga një rrip transportues, një krah robotik dhe një pompë, por për të bërë punë të vlefshme ai ka nevojë që të asistohet nga disa ndërtues. Robotët tashmë kanë filluar punën në vendet e ndërtimit në të gjithë SHBA. Për dy vjet robotë të tillë pritet të mbërrijnë edhe në vende si Britania e Madhe, por ekspertët e këtij vendi kanë reaguar për problemin e madh social që mund të krijohet nga zënia e mijëra vendeve të punës nga teknologjia.

Article Logic
Execution time: 0.0019450187683105