INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert Berisha e thotë TROÇ: 'Këngët e Elvanës dhe Arilenës në festival janë për varrim ... ' [VIDEO]

Robert Berisha e thotë TROÇ: 'Këngët e Elvanës dhe Arilenës në festival janë për varrim ... ' [VIDEO]

Publikuar më: 23:30 17-12-2019

Këngëtari Robert Berisha ishte i ftuar në emisionin “Aperi Fest” me Eni Shehun, për të folur si për këngën e tij, ashtu edhe për këngët e tjera pjesëmarrëse në “Festivalin e RTSH-së”.

I pyetur nga moderatori se ç’mendon për këngët që po konkurrojnë këtë vit, Roberti u shpreh se priste më shumë nga Elvana Gjata dhe Arilena Ara.

Sipas Robertit, këngët e tyre ishin “për varrim”, pasi i dukeshin tepër vajtuese.

“Po më vjen shumë keq ta them, por kam pritur më shumë prej Elvanës dhe Arilenës. Kanë këngë për varrime. Më vjen shumë keq se i kam kolege. Elvana gjithë karrierën e saj ka patur këngë të mira, ndërsa kënga e festivalit më duket se nuk i ‘flen’ Elvanës”- ka treguar Roberti.

Këngëtari do të konkurrojë me këngën “Ajo nuk është unë”, për të cilën të gjithë menduan se i dedikohet Nora Istrefit.

Mirëpo, Roberti tregoi më herët gjatë një interviste se është thjesht një këngë e shkruar nga dikush tjetër dhe ai nuk ia dedikon askujt.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162