INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Riniani refuzoi të njihej me të jashtë programit, konkurrentja largohet mes lotësh nga PËRPUTHEN!

Riniani refuzoi të njihej me të jashtë programit, konkurrentja largohet mes lotësh nga PËRPUTHEN!

Publikuar më: 11:28 01-03-2021

Ana është larguar mbrëmjen e djeshme nga "Përputhen". Konkurrentja u shpreh se ndihet e trazuar dhe kërkoi largimin nga programi. Ajo kishte një propozim për Rinianin, që marrëdhënien e tyre të vazhdonin jashtë, por ai nuk pranoi.

Diskutimi

Ana: Jam shumë e presionuar, kam parë shumë komente negative. Unë do kisha dëshirë që njohjen tonë ta vazhdonim jashtë programi, s'e di sa i gatshëm je për këtë. Unë kam humbur veten, s’di më ça dua unë. A është pëlqim, presion, kompleksim dhe nëse do rri akoma këtu do jem prapë e kompleksuar…

Riniani: Më vjen keq po nuk të besoj. Je shumë e influencuar nga publiku se i ke përmendur tre herë deri tani. Dhe ti pretendon që unë të dal dhe të përjetojmë këtë historinë tonë mbase dhe pastaj të më thuash ik. E kam humbur besimin te ty.

Ana: Unë e kam parë veten shumë herë në atë takim dhe nuk i kam dhënë emër. Nuk mundem kështu.

 

Article Logic
Execution time: 0.004025936126709