INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“O kokëpalarë”/ Sherr fizik dhe banal, përjashtohen nga programi dy konkurrentët e PËRPUTHEN

“O kokëpalarë”/ Sherr fizik dhe banal, përjashtohen nga programi dy konkurrentët e PËRPUTHEN

Publikuar më: 23:56 28-02-2021

Hyrja e Dorit në Përputhen nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, ashtu siç ndoshta ai nuk e kishte imagjinuar. Pak minuta pasi ai hyri në emision, pati një përplasje me Erin, pas një komenti banal, gjë e cila agravoi deri në përleshje fizike mes tyre. Mbrëmjen e sotme janë publikuar disa pamje nga momenti i sherrit.

Dori tha:

Është zero respektimi, jam paragjykuar nga pamja e jashtme , por nuk jam aq i butë sa dukem. Si gjithë të tjerët që kanë hyrë për të parë, kisha emocione,po më bëheshin shumë pyetje e di që këto nuk janë veprime të denja.
Ndërkohë produksioni ka marrë vendimin që pas Erit të përjashtojë nga programi edhe Dorin.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326