Barcelona fitoi me rezultatin 6-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Sevilla duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Copa Del Rey edhe pse në ndeshjen e parë u mund me rezultatin 2-0.
Një aksion perfekt ishte në rastin e golit të gjashtë, që u nis me kundërsulm në mbrojtje dhe përfundoi me golin e Lionel Messit.
Një shpejtësi dhe saktësi si në kohët e arta të Tiki-Takës së famshme me protagonist Pep Guardiolën në pankinë e dyshen Xavi-Iniesta në fushë.
Lojtarët e Barcelonës e nisën furishëm aksionin, e shpërndanë lojën dhe bënë pasime fantastike me qetësi absolute brenda zone, duke i dhënë shansin argjentinasit për të lënë gjurmë me gol në këtë ndeshje.








18 Dec 2025 





