INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet në ekran, zbulohet emisioni më i ri i Luana Vjollcës!

Rikthehet në ekran, zbulohet emisioni më i ri i Luana Vjollcës!

Publikuar më: 18:30 23-09-2022

Moderatorja e njohur Luana Vjollca do të rikthehet së shpejti në ekran, por këtë herë programi i saj do të jetë nën logon e televizionit Klan. Së fundmi moderatorja dhe faqja zyrtare e televizionit kanë publikuar promon e programit, duke zbuluar detaje të reja. Ajo ka tërhequr vëmendje teksa qëllimisht ka zgjedhur në videon e publikuar luanin e “Metro-Goldwyn-Mayer”, i cili në formë shakaje transformohet dhe merr trajtën e Luanës.

Imazhet e publikuara si në foto dhe në video janë ikona e luanit dhe një zemër ngjyrë vjollcë, të cilat shoqërojnë më së miri titullin e programit “Zemër Luana”. “Mezi po pres të ritakohem me ju o zemër Luana-t e mi!”, shkruan moderatorja në postimin e saj.

Mbetet për t’u parë se çfarë formati do të jetë “Zemër Luana”..

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045