INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen temperaturat e larta, por edhe reshjet

Rikthehen temperaturat e larta, por edhe reshjet

Publikuar më: 13:31 14-06-2020

Vera duket se po mbërrin me të vërtetë më në fund pasi sipas parashikimit të motit, dita e sotme do të arrijë temperatura deri në 31 gradë.

Mirëpo, nuk do të mungojnë dhe reshjet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, kryesisht në zonat malore. Ja parashikimi i plotë sipas Meteoalb:


Orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. POR pasditja dhe mbrëmja shtojnë vranësirat në vend duke sjellë reshje shiu në zonat malore, duke e lënë pjesën tjetër të vendit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.


Temperaturat e ajrit do të VIJOJNË të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 13°C deri në 31°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0036242008209229