INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
57 raste me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

57 raste me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Publikuar më: 12:27 14-06-2020

Shqipëria po sheh një rritje alarmante të rasteve të prekura me COVID-19 pasi në 24 orët e fundit, janë regjistruar 57 raste të reja të të infektuarve, shifra më e lartë e regjistruar deri më tani në vendin tonë.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, u komunikua se janë kryer 362 testime dhe tashmë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1521.


Në 24 orët e fundit 5 pacientë janë shëruar ndërkohë që vetëm një pacient është i intubuar.

7 pacientë ndodhen në spitalin COVID në pavionin e terapisë intensive ndërsa të shtruar në total janë 47.

Kruja numëron shifrën më të lartë të të prekurve në 24 orët e fundit me 16 të prekur, që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.

Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.

Shkak për këtë rritje drastike të të infektuarve është cilësuar mungesa e vigjilencës nga ana e qytetarëve që duket se i janë rikthyer normalitetit duke neglizhuar distancimin social dhe higjienën e nevojshme për të shmangur infektimin.

Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë në njoftimin e sotshëm bëri thirrje për përdorimin e maskave e dorezave veçanërisht në aktivitetet e biznesit ku rreziku është i shtuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781